Rusia shënon rekord të viktimave të Covid-19 për të dytën ditë radhazi

Rusia të mërkurën shënoi rekord të të vdekurve nga Covid-19 për të dytën ditë radhazi, duke e nxitur reagimin e autoriteteve shtetërore.

Bota

13/10/2021 12:08

Ditëve të fundit, Rusia disa herë ka shënuar rekord të viktimave, prandaj Kremlini ka kërkuar që autoritetet shëndetësore ta përshpejtojnë procesin e vaksinimit të popullsisë.

Task-forca kundër koronavirusit raportoi 984 raste fatale të mërkurën, që është shifra më e lartë në Rusi që nga fillimi i pandemisë, shkruan Reuters.

Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 28.717 raste të reja të personave të infektuar.

Ndryshe, Rusia vitin e kaluar ishte shteti i parë në botë që miratoi një vaksinë kundër Covid-19, por efikasiteti i saj është vënë në pikëpyetje për shkak të shpejtësisë së zhvillimit dhe ende nuk është miratuar nga rregullatori evropian i ilaçeve.