Rusia shënon rekord të vdekjeve ditore nga COVID-19

Rusia ka regjistruar rekord vdekje ditore me koronavirus.

Bota

25/11/2020 12:12

Rusia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus.

Rusia ka raportuar një rekord 507 vdekjesh nga koronavirusët në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e vdekjeve të saj në 37,538 që nga fillimi i pandemisë, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Autoritetet konfirmuan 23,675 raste të reja të virusit, duke përfshirë 4,685 në Moskë, duke çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 2,162,503 që nga fillimi i shpërthimit. /Lajmi.net/