Rusia shantazhon SHBA-të për shkak të sanksioneve të reja

Rusia i ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se zgjerimi i sanksioneve mund të pengojë bashkëpunimin në mes të Rusisë dhe SHBA-ve për sa i përket programit bërthamor të Iranit, konfliktit në Siri si dhe çështjeve tjera që kanë rëndësi ndërkombëtare.

Bota

30/12/2014 16:17

Ministria e Jashtme ruse e ka lëshuar të martën një deklaratë, një ditë pasi që Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj katër abuzuesve të të drejtave të njeriut, dy nga të cilët – një prokuror dhe një hetues – kanë të bëjnë me rastin Sergej Magnicki.

Magnicki kishte vdekur në një burg në Moskë në vitin 2009.

Sanksionet e SHBA-ve vijnë në kohën e tensioneve mes Rusisë dhe SHBA-ve për shkak të aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë.

Sanksionet e reja, sipas ministrisë ruse, janë të diktuara kryekëput nga motivet politike.

Rusia si anëtare e përhershme e Këshillit të Përgjithshëm të OKB-ve është një përkrahës i fuqishëm i qeverisë së Sirisë dhe njëri nga partnerët e SHBA-ve dhe katër vendeve tjera në bisedimet për programin bërthamor të Iranit.