Rusia së shpejti do ta pajisë Serbinë me helikopterë të rinj

Ministria serbe e Mbrojtjes ka bërë të ditur se helikopterë të ri rusë të modelit “MI17V-5”, së shpejti do të jenë të gatshëm për Ushtrinë e Serbisë.

Lajme

12/04/2016 19:54

Një burim i agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, brenda Ministrisë serbe të Mbrojtjes, ka thënë se faza e pranimit të helikopterëve do të përfundojë në fillim të qershorit dhe pastaj helikopterët do të transportohen në Serbi.

Gjatë një vizite të fundit në një hangar të ri në aeroportin e Batajnicas, kryeministri serb Aleksandar Vuciq ka njoftuar se dy helikopterë të ri do të vijnë në fillim të qershorit.

“Parandalimi i të gjithëve nga sulmi i mundshëm drejt vendit tonë është objektiv i Ushtrisë së Serbisë dhe një detyrë që duhet të performohet gjatë gjithë kohës”, ka thënë Vuciq. /Kp