Rusia “rekord” për dislokimin e trupave në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka thënë se Rusia ka dislokuar një numër të madh të trupave në kufirin e vendit, duke e llogaritur si dislokimin më të madh ndonjëherë.

Bota

13/07/2015 15:08

Petro Poroshenko, në një deklaratë për një televizion kombëtarë ka thënë se kanë marrë informacione se në afërsi të kufijve janë dislokuar shifra të mëdha të ushtarëve.

“Kemi marrë informacione se në afërsi të kufijve të Ukrainës janë dislokuar në shifra rekord ushtarë të Forcave të Armatosura Ruse. Këto informacione nuk janë vetëm informacione të shërbimeve tona inteligjente por këto informacione konfirmohen edhe nga burimet e NATO, SHBA dhe BE”, ka thënë ai

Poroshenko duke theksuar se  forcat e armatosura të Ukrainës kanë rritur ndjeshëm përgatitjet ushtarake.

Ushtarët kanë kaluar nëpër fazat e trajnimit dhe se moralisht janë në një nivel të lartë tha ai dhe shton më tej se “Ditët e sotme në lindje kemi 64 mijë ushtarë të forcave të armatosura të cilët shërbejnë në operacionet në luftën kundër terrorizmit.

Gjithashtu kemi edhe trupat e Ushtrisë së Gardës Kombëtare, Shërbimi i Sigurimit dhe trupat e rojës kufitare.

Poroshenko i cili ka theksuar se një forcë e tillë ushtarake është në gjendje të zmbrapsë sulmin dhe për të mbrojtur vendin ai ka shprehur se vendi i tij është një vend sovran dhe se asnjë fuqi nuk ka të drejtë të diktojë atë.