Rusia regjistron rekord të rasteve dhe vdekjeve të reja nga COVID-19

Rusia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Bota

26/11/2020 10:24

Rusia ka regjistruar numra rekord për infeksionet ditore dhe vdekjet nga koronavirusi për herë të dytë në më pak se një javë, raporton AFP, transmeton lajmi.net.

Zyrtarët shëndetësorë raportuan 25,487 infeksione të reja, duke e çuar totalin kombëtar në 2,187,990 raste që nga fillimi i pandemisë – ngarkesa e pestë më e lartë në botë.

Autoritetet shëndetësore gjithashtu raportuan 524 vdekje, duke rritur fatalitetet totale të Rusisë nga Covid-19 në 38,062, transmeton lajmi.net.

Ishte hera e dytë që nga e shtuna që vendi kishte regjistruar rritje rekord për të dy rastet dhe vdekjet.

Pavarësisht rritjes – të cilën Presidenti Vladimir Putin javën e kaluar e përshkroi si “alarmante” – Rusia nuk ka vendosur llojin e bllokimeve që shihen në disa pjesë të Evropës. /Lajmi.net/