Rusia po e ndihmon “Assad kasapin”
Kryeministri britanik David Cameron theksoi sot se ndërhyrjet ushtarake ruse në Siri nuk bëjnë gjë tjetër vetëm sa ndihmojnë presidentin Bachar al-Assad, të cilin ai e quajti “Assad kasapi”, si dhe këto ndërhyrje përkeqësojnë situatën në terren.

Bota
“Është e dukshme që Rusia nuk bën asnjë dallim mes grupit Shteti Islamik dhe grupeve siriane opozitare legjitime. Për pasojë, ata ndihmojnë ‘kasap Assadin’ dhe nuk bëjnë gjë tjetër vetëm sa përkeqësojnë situatën”, theksoi David Cameron.
“Bota arabe ka krejtësisht të drejtë që dënon ndërhyrjen ruse”, shtoi kryeministri britanik, i cili po mbante një fjalim në bastionin e tij elektoral të Oxfordshire, para se të shkojë në qytetin e Manchesterit për kongresin e partisë konservatore.