Rusia pezullohet nga pjesëmarrja në G8

Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius, ka deklaruar se udhëheqësit e G8 kanë vendosur që të pezullojnë pjesëmarrjen e Rusisë në klubin e fuqive botërore dhe atë për shkak të veprimeve të Moskës në Krime.

Bota

18/03/2014 13:43

Fabius ka thënë të martën se “kemi vendosur të pezullojmë pjesëmarrjen e Rusisë dhe është parashikuar që të gjitha vendet tjera të jenë bashkë, por pa Rusinë”.

Anëtarët e tjerë të G8, Franca, Anglia, Gjermania, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Italia qenë zotuar më parë se do të pezullojnë përgatitjet për samitin që ishte planifikuar të mbahet në qytetin turistik rus Sochi.

Fabius ka shkaktuar tronditje të hënën në Rusi pas anulimit të vizitës së tij në Moskë dhe ka thënë se Franca mund të ndaloj punën në ndërtimin e  helikopterëve që mbajnë dy anije luftarake e që po ndërtoheshin për Rusinë.