Rusia përpiqet ta fusë në unionin e saj Azerbajxhanin

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka biseduar në Baku me homologun e Azerbajxhanit, Elmar Mammadyarov.

Bota

18/06/2014 18:20

Dy ministrat e jashtëm u kanë thënë gazetarëve se bisedimet janë fokusuar në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, në situatën në rajonin separatist Nagorno-Karabak, si dhe në krizën në Ukrainë.

Si njofton REL, Lavrov ka thënë se Azerbajxhani nuk është ftuar zyrtarisht që t’i bashkohet Unionit Doganor, të udhëhequr nga Rusia, por ka shtuar se Moska do të mirëpresë çdo partner të interesuar për bashkëpunim me këtë aleancë.

Baku ka dhënë indikacione në të kaluarën se nuk do t’i bashkohet këtij blloku.