Rusia nuk do sherbela shqiptare (Foto)
Rusia ka bllokuar një sasi prej 640 kilogramë sherbelë nga Shqipëria ditën e djeshme me argumentin se ky produkt ndalohet përkohësisht që të importohet në Federatën Ruse.

Lajme
Lajmi është bërë i ditur nga mediat ruse, të cilat shkruajnë se ngarkesa me sherbelë u bllokua në portin detar të kufirit verior të kryeqytetit të Rusisë. Sherbela shqiptare mbërriti në portin rus duke u transportuar nga Gjermania.
Ndërkohë, nga Ministria e Bujqësisë nuk ka ende asnjë reagim për këtë ngarkesë të bllokuar në Rusi.
Sherbela është një bimë mjekësore me veti të madhe që ka veprim antibakterial dhe ndihmon për të ulur temperaturën e lartë.