Rusia kritikon protestat në Ukrainë
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov i ka cilësuar këto protesta si “të dhunshme” ndërsa për protestuesit është shprehur se janë “ogurzi” dhe “po shkelin në tërësi normat evropiane”.

Bota
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka kritikuar protestat antiqeveritare dhe pro- evropiane të cilat tash e sa ditë janë duke u zhvilluar në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev.
Lavrov i ka cilësuar këto protesta si “të dhunshme” ndërsa për protestuesit është shprehur se janë “ogurzi” dhe “po shkelin në tërësi normat evropiane”.
“A mendoni se diçka e tillë si okupimi i administratës së qytetit dhe ndërtesave qeveritare do të ishet i mundur në shtetet e Bashkimit Europian? Ata kurrë nuk do ta lejonin këtë”, ka thënë Lavrov.
Shefi i diplomacisë ruse përsëriti se Rusia është e gatshme të bisedojë me Bashkimin Europian rreth krizës në Ukrainë.