Rusia kërcënon BE-në në rast të zbatimit të sanksioneve të reja

Moska zyrtare ka reaguar pas marrëveshjes së BE-së për shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Ministria e jashtme ruse, ka bërë të ditur se në rast të zbatimit të këtyre sanksioneve, shteti rus do të ketë të gatshëm reagimin e tyre.

Bota

06/09/2014 14:57

Ministria e jashtme e Rusisë ka tërhequr vërejtjen se Moska do të reagojë nëse Bashkimi Evropian zbaton sanksione të reja kundër Rusisë, lidhur me rolin e saj në krizën në Ukrainë.

Në deklaratën e sotme, ministria ruse tha se nëse këto sanksione implementohen atëherë “pa dyshim do të ketë reagim nga ana jonë”.

Bashkimi Evropian ka thënë se sanksionet e reja do të implementohen të hënën.

Ministria e jashtme ruse thotë se sanksionet e reja të BE-së janë sinjal për mbështetje të “palës së luftës” në Kiev. /REL/