Rusia kap dy anije të Koresë Veriore

Rojet kufitare ruse kanë kapur dy anije nga Koreja e Veriut pasi njëra prej tyre sulmoi një anije patrullimi ruse, njoftoi sot FSB.

Bota

17/09/2019 18:52

FSB ka njoftuar më parë se tre roje kufitare ruse janë lënduar.

Sipas shërbimit të sigurisë ruse, një ekuipazh i një anijeje të Koresë së Veriut që transportonte më shumë se 45 vetë kryen një sulm të armatosur mbi anëtarët e një grupi vëzhgimi në bordin e një shërbimi kufitar rus në ujërat territoriale ruse në Detin e Japonisë.

FSB shtoi se rojet kufitare, të cilët janë anëtarë të këtij shërbimi, po marrin masa vendimtare për të parandaluar aktivitetet e paligjshme.