Rusia i vë veto Rezolutës për Krimenë në KS të OKB’së
Rusia i ka vënë veto draft-rezolutës së KS të OKB'së, e cila do ta shpallte të paligjshëm referendumin për statusin e Krimesë, 13 anëtaret e tjera të KS kanë votuar në favor të rezolutës, ndërsa Kina ka abstenuar në votim.

Bota
Rusia i ka vënë veto draft-rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do ta shpallte të paligjshëm referendumin për statusin e Krimesë dhe do t’iu bënte thirrje qeverive dhe organizatave ndërkombëtare që të mos e njohin ndarjen e Krimesë nga Ukraina.
13 anëtaret e tjera të Këshillit të Sigurimit kanë votuar në favor të rezolutës, ndërsa Kina ka abstenuar në votim.
Rezoluta thotë se referendumi i së dielës në Krime nuk mund të ketë vlefshmëri dhe nuk mund të formojë bazën për asnjë ndryshim të statusit të Krimesë.
(Kosovapress)