Rusia do t’i vë regjim të vizave qytetarëve turq
Rusia nga 1 janari i vitit të ardhshëm, do t’i vendosë regjim të vizave qytetarëve të Turqisë, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, raporton AFP.

Bota
Ky do të jetë një tjetër veprim në prishjen e raporteve në mes të këtyre dy vendeve, pas rrëzimit të aeroplanit rus nga forcat turke, ditë më parë, transmeton lajmi.net.
Rrëzimi i këtij aeroplani u pasuar me një sërë deklaratash të ashpra në mes të zyrtarëve të lartë nga të dyja vendet./lajmi.net.