Rusia dhe skuadrat ruse të sanksionuara edhe për sezonin tjetër – pa UEFA e Ligë të Kombeve

UEFA do të vazhdojë sanksionet për Rusinë edhe gjatë sezonit tjetër.

Sport

02/05/2022 19:24

Agresioni rus në Ukrainë ka bërë që bota perëndimore të vendosë sanksione për shtetin e Rusisë, përfshirë secilën sferë – edhe atë të sportit.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se skuadrat ruse nuk do të lejohen të garojnë nëpër kompeticionet e UEFA për klube sezonin tjetër, përcjell lajmi.net.

Po ashtu, kombëtarja e Rusisë do të eliminohet nga Liga e Kombeve në mënyrë direkte.

Si masë tjetër do të jetë edhe përjashtimi i skuadrës së grave nga Kampionati Evropian këtë verë. Portugalia zë vendin e tyre. /Lajmi.net/