Rusia i dërgon Sirisë armën më vdekjeprurëse, “Djegia e Diellit” (Video)

Ushtria ruse në Siri ka marr njërën nga armët e veta më vdekjeprurëse “Djegia e Diellit”, e cila planifikohet të përdorët në luftën kundër ISIS-itë, raportojnë mediat e huaja.

Bota

16/10/2015 19:25

Kjo armë përmban një minahedhës të shumëfishtë me bazë në takun T-72, kurse prodhimi i saj është ruajtur një kohë të gjatë, transmeton lajmi.net.

Për herë të parë është përdorur në luftën kundër Afganistanit në vitin 1988, ndërsa publiku për herë të parë ka dëgjuar vetëm 11 vjet më vonë, në luftën e Çeçenisë.

Kjo armë mund të lansojë 30 raketa në të njëjtën kohë. Kontingjenti i parë i këtyre raketave ka arritur në Siri gjatë muajit të kaluar, ndërsa menjëherë pas kësaj, vëzhguesit perëndimorë kanë shprehur shqetësim se me këtë do të shkaktojnë shumë viktima në civilë dhe dëme të mëdha. /lajmi.net/

 

YouTube player