Rusia deklason Arabinë në sfidën hapëse të Botërorit

Nikoqirët e Kupës së Botës fituan me rezultat të thellë, 5:0.

Sport

14/06/2018 18:55

Rusia e ka deklasuar Arabinë, në ndeshjen hapëse të Kampionatit Botëror.

Nikoqirët e Kupës së Botës fituan me rezultat të thellë, 5:0.

Pjesa e parë u mbyll 2:0, ku golat u realizuan nga Yuri Gazinskiy dhe Denis Cheryshev.

Rusia realizoi edhe tri herë në pjesën e dytë me Artem Dzyuban, Golovin dhe përsëri me Cheryshev.

Paraqitja e Arabisë ishte shumë e dobët.

Kjo është ndeshja e vetme sot në ditën hapëse të Botërorit. /Lajmi.net/