Rusia arreston 39 biznesmenë turq

​Shteti i Rusisë sot ka arrestuar 39 biznesmenë turq në qytetin rus Krasnodar, duke i akuzuar se ata kishin gënjyer për qëllimin e vizitës.

Bota

26/11/2015 18:24

Biznesmenët rusë të arrestuar ishin shprehur se vizita e tyre ishte si turistë, ndërkohë që është zbuluar se ata kishin shkuar për një panair agrokulture.

Ndërsa Rusia sot ka njoftuar edhe për bllokimin e tregtisë me Turqinë.

Putin u ka thënë qytetarëve se paratë që ju përdorni për të blerë perime turke shkojnë për financim të ISIS-it.

Nga ana tjetër presidenti turk, Recep Tayp Erdogan është shprehur se është Rusia ajo që lufton forcat opozitare në Siri, për të mbështetur ISIS-in.

Nga zhvillimet e fundit, Rusia ka marrë masa të rënda ndaj Turqisë, kjo pas rrëzimit të avionit rus në territorin turk.