Rushiti flet sot në Prishtinë pas marrjes së çmimit “Gratë e Guximshme”
Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti sot mban konferencë para Memorialit “Heroinat”.
Lajme
04/04/2018 08:10
Me këtë rast Rushiti do të prezantojë aktivitetet dhe takimet e zhvilluara gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme, nga Departamenti Amerikan i Shtetit.