Rusët në Krime zbatojnë spastrimin e besimeve tjera fetare

Janë të padëshirueshme të gjitha fetë, pos asaj ortodokse ruse: goditen Kisha Ortodokse ukrainase, ajo Katolike, komuniteti myslimanë…

Bota

06/11/2014 22:48

Autoritetet federale ruse, të cilat kanë zgjeruar autoritetin e tyre edhe në Krime, që iu mor Ukrainës, por bëjnë një pastrim të paparë të të gjithë zyrtarëve fetarë që shërbejnë për fetë apo konfesionet tjera, pos, natyrisht Kishës ortodokse ruse, tranmsemton lajmi.net shrkimin e gazetës Jutarnji list të Zagrebit.

Madje, që nga Viti i ri – ka konfirmuar ministri (rus) i Krimesë – do të ndalohet veprimi i të gjitha bashkësive fetare që nuk janë regjistruar në Krime pas 1 korrikut të këtij viti. Kjo ka të bëjë me Kishën Katolike Romake, Kishën Katolike Greke (ukrainase) mandej Kishën Armene, si dhe Kishën Ortodokse ukrainase.

Ky pastrim nuk po zhvillohet me gjyqësi, por – sipas zakoneve staliniste – me shkresa administrative, nëpërmjet Shërbimit federal rus për shërbime të ardhacakëve, i cili asnjërës nga këto kisha (priftërinjve) nuk iu vazhdon lejet e qëndrimit, madje as atyre që kanë leje valide, pasi që të gjithë ata janë të obliguar të braktisin territorin e Federatës ruse më së largu deri më 31 dhjetor 2014 – kurse pas kësaj kërcënohen me burgim dhe dëbim nga vendi për shumë vite.

Të parët e kanë pësuar zyrtarët fetarë myslimanë me pasaporta turke, të cilët me vite të tëra iu shërbejnë atyre që kanë mbetur nga tartarët (pas gjenocidit stalinian mbi ta) në Krime.

Është dëbuar edhe pastori katolik romak nga Polonia, Piotr Rosochacki.

Sipas Kishës Ortodokse ruse, konfesionet janë territorialisht të ndara dhe se për këtë arsye katolikët nuk kanë çka të kërkojnë në territorin ortodoks, pos atyre që shërbejnë për katolikët e huaj në Rusi, por bëjnë problem për cilindo person me shtetësi ruse, që eventualisht do të kalojë në besimin katolik.

Për dallim nga IS, këta nuk i gjuajnë me gurë dhe nuk i djegin të gjallë, por për gjërat e tjera nuk janë aspak më shumë tolerantë ndaj besimeve tjera fetare.