Rusët i japin mbështetje Vuçiqit për takimin që po mbahet në Bruksel

Drejtoresha për Marrëdhënie me publikun në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka përkrahjen ruse në dialogun me Kosovën që po mbahet në Bruksel dhe po ndërmjetësohet nga BE-ja.

Lajme

16/07/2020 20:02

“Ne mbështesim përpjekjet e Presidentit serb Aleksandar Vuciq për një zgjidhje paqësore të problemit të Kosovës, përfshirë edhe nëpërmjet dialogut Beograd-Prishtinë. Ne shpresojmë që BE-ja, ndërmjetësi i caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB’së, do të kryejnë detyrat e tyre me mirëbesim”, ka thënë ajo.

Tutje ajo ka shtuar se qëndrimi i rusisë karshi Kosovës nuk ka ndryshuar dhe se marrëveshja eventuale duhet të bazohet në rezolutën 1244, dhe do të aprovohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.