Rusët, hetimi, shkelje me përkthimin/ Prokurorët morën në pyetje të mbijetuarit me ndihmën e guidës
Këtu në Ministrinë e Drejtësisë janë të licensuar 1400 përkthyes që kanë detyrimin dhe përgjegjësinë që të asistojnë gjatë shoqërimit, marrjes në pyetje në komisariate dhe në gjykata të shtetasve të huaj. Por në rastin e hetimit të vdekjes së mistershme të katër turistëve, grupi i hetimit ka harruar ti pyesë me përkthyesë katër turistët e tjerë. Ata janë pyetur duke u përkthyer nga Maria Bucakiskam një 30-vjeçare nga Ukraina që i ka përkthyer.
Lajme
Madje sipas guidës, viktimat ishin nismëtarët dhe propozuesit që grupi të udhëtonte drejt Maqedonisë SË Veriut ku dhe qëndruan në lokalin Tomato në Ohër. Turistët u ulën në këtë lokal në tavolinën pranë grupit dhe sipas tyre kishin porositur peskavica dhe peshk. Por akoma më interesante është dëshmia e menaxheres së hotelit ku qëndruan nga e diela në të premten rusët.
Xhudiljana Pole rrëfen se turistët në të shumtën e kohës e kalonin jashtë hotelit dhe për të udhëtuar kishin marrë një automjet me qera. Ata rezervuan pishinën dimërore një ditë përpara ngjarjes dhe për këtë administratorja kujton se u ndoq protokolli ku u mat temperatura dhe u kontrolluan aspiratorët.
Ndricim Halilaga është një punonjës që pastroi pishinën. Ai thotë se hodhi një gotë klor pluhur me 60 ton ujë që mbante pishina.
Policia e ka referuar çështjen për vrasje në rrethana cilësuese sipas nenit 79, dhe ndërkohë që priten ekspertizat e mjekësisë ligjore që do të përcaktojë shkaqet se nga çfarë ndërruan jetë katër rusët. Nga ana tjetër, ISHP ka kthyer pas mostrat e dërguara nga grupi i hetimit duke konsideruar gjatë një interviste për Top Channel se ato ishin marrë në formën e gabuar dhe duhet të administroheshin nga specialistët e fushës, duke sjellë në këtë mënyrë vonesë të kthimit të përgjigjes nëse ishte apo jo e lartë përqindja e klorit në ujë, e tillë që mund të sillte helmimin vdekjeprurës të turistëve.