Rummenigge me përgjigje epike kur pyetet për James Rodriguez

Situata e James Rodriguez tek Bayern Munich është një prej çështjeve më në pikëpyetje tek skuadra gjermane.

Sport

27/05/2019 20:30

Huazimi i Rodriguez në ‘Allianz Arena’ përfundon këtë vit, por skuadra e Bayern nuk është aq e bindur për ta blerë kartonin e tij.

Lidhur me fatin e yllit kolumbian është pyetur edhe Karl Heinz Rummenigge. I pyetur nëse Bayern do ta blejë kartonin e James për ta shitur pastaj, në mënyrë që të ketë përfitime financiare, Rummenigge ka dhënë një përgjigje epike.

“Ky nuk është stili i Bayern. Ne nuk bëjmë trafikim të njerëzve, ta largojmë dikë për të bërë para. Bayern kurrë nuk ka bërë ashtu” ka thënë Rummenigge, transmeton lajmi.net.

“Ne do të takohemi së bashku javën tjetër dhe të vendosim çfarë të bëjmë . Duhet t’i shohim të gjitha opsionet në tavolinë dhe të vendosim për gjërat që janë akoma të pavendosura. Ne duhet të largojmë të gjitha pikëpyetjet” ka thënë tutje shefi i Bayern.

James Rodriguez ka kaluar dy sezone mjaft të mira tek Bayern, ku ka fituar tre trofe, duke kontribuuar me 15 gola në të gjitha kompeticionet. /Lajmi.net/