Rummenigge: Kam respekt për Wenger – ky është plani i shefit të Bayern

Shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Karl Heinz Rummenigge, ka dhënë komentet e tij me situatën  e Arsene Wenger.

Sport

10/11/2019 09:16

Emri i Wenger është lidhur me një kalim të mundshëm tek gjiganti bavarez, pas shkarkimit të Niko Kovac.

Raportime të ndryshme insistonin se francezi është refuzuar nga Bayern, kurse vet trajneri është shprehur se do të takohet me drejtuesit e Bayern gjatë javës së ardhshme.

Por, së fundmi disa komente ka dhënë edhe Rummenigge, i cili ka konfirmuar respketin për ish trajnerin e Arsenal.

“Kam shumë respekt për Arsene. Ne do ta telefonojmë dhe t’i qartësojmë gjërat” ka thënë Rummenigge fillimisht, transmeton lajmi.net.

“Nuk dua të kem stres me të” shtoi gjermani.

Dyshja kanë një miqësi të mirë tash e 40 vite. Mbetet të shihet nëse do të arrijnë marrëveshje për punën e re të Wenger. /Lajmi.net/