Rummenigge flet për të ardhmen e Niko Kovac tek Bayern

Shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Karl Heinz Rummenigge ka sqaruar edhe nëjherë para opinionit planet për të ardhmen e Niko Kovac.

Sport

24/05/2019 19:44

Hierarkia e klubit janë të vendosur të shuajnë të gjitha spekulimet lidhur me një largim eventual të trajnerit, para sezonit të ardhshëm.

Roli i trajnerit kroat në klubin bavarez nuk është në dyshim, pasi aki ka pasur sukseset e tij këtë edicion, sipas Rummenigge,

“Do të ishte çmenduri po ta bënim të ardhmen e trajnerit të varej nga një ndeshje” ka thënë Rummenigge për ‘Bild’, transmeton lajmi.net.

“Ne nuk kemi pasur probleme me njëri tjetrin. Askush nuk e vë në pikëpyetje faktin se ai do të jetë trajneri ynë sezonin e ardhshëm” ka thënë tutje shefi ekzekutiv i kampionëve të Bundesliga.

“Mendoj se një trajnim i tillë në vitin e parë në Bavari mund të konsiderohet i suksesshëm” ka shtuar ndër të tjerash Rummenigge.

Niko Kovac ka arritur që të fitojë Bundesligan, ka arritur fazën finale të Kupës së Gjermanisë, por ishte eliminuar në Ligën e Kampionëve nga Liverpool. /Lajmi.net/