Rumania s’e njeh Kosovën, e mbështetë dialogun (Video)

Më 17 shkurt bëhen tetë vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Reagimi ndërkombëtar ishte i ndryshëm dhe bashkësia ndërkombëtare vazhdon të jetë e ndarë në njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

Lajme

07/02/2016 20:14

Kosova deri më tani ka marrë 112 njohje diplomatike si shtet i pavarur, por deri më tani vetëm 23 prej 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian e kanë pranuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Rumania është një prej këtyre vendeve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën dhe për këtë çështje thonë se pozicioni i Rumanisë mbi statusin e Kosovës bazohet në parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rumanisë, në krye të së cilës është Lazar Comanescu, i ka thënë Tribuna Channel se pavarësisht nga ajo që procesi ishte nisur me pjesëmarrjen e të dy palëve dhe lehtësimin ndërkombëtar, prapë se prapë, pavarësia e Kosovë është shpallur në mungesë të një zgjidhjeje të pëlqyer nga të dyja palët.

“Kjo do të jetë e dobishme- për paraqitjen e angazhimit të BE-së për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor në tërësi – të kujtojmë se dialogu Beograd-Prishtinë ka mbështetjen e Rumanisë dhe të gjitha shteteve anëtare të BE-së,” thuhet në përgjigjen e Departamentit të Komunikimit të kësaj ministrie.

YouTube player