Rukiqi: Kosova në vitin 2014 ka miratuar ligjin për sigurime shëndetësore, por nuk është zbatuar
Berat Rukiqi nga LDK ka thënë se Kosova ka ligj për sigurimet shëndetësore që është miratuar në vitin 2014 por nuk është zbatuar. Për projektligjin për sigurim të detyrueshëm në kujdesin shëndetësor që u miratua sot nga Qeveria, Rukiqi ka thënë se nuk është bërë për përfitim të qytetarëve, shkruan lajmi.net. Sipas tij, ai është…

Lajme
Berat Rukiqi nga LDK ka thënë se Kosova ka ligj për sigurimet shëndetësore që është miratuar në vitin 2014 por nuk është zbatuar.
Për projektligjin për sigurim të detyrueshëm në kujdesin shëndetësor që u miratua sot nga Qeveria, Rukiqi ka thënë se nuk është bërë për përfitim të qytetarëve, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, ai është bërë për përfitime zgjedhore të VV’së.
“Kosova ka ligj për sigurimet shëndetësorë, te miratuar ne vitin 2014. I njëjti nuk është zbatuar, pra qytetaret nuk e kane gëzuar asnjë përfitim nga ky ligj. Zbatim dhe përfitim nuk pritet, as nga amandamentimi kozmetik i sotëm, i bere jo për përfitim te qytetareve, por për përfitime zgjedhore te partisë ne pushtet”, tha Rrukiqi. /Lajmi.net/