Rukiqi kërkon nga qeveria inicimin e tri marrëveshjeve ekonomike me Izraelin

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shfrytëzoj momentumin e njohjes nga Izraeli.

Lajme

14/04/2021 16:58

Rukiqi me këtë rast tha se duhet të iniciohen tre marrëveshje ekonomike me këtë vend.

Shkrimi i plotë:

Për të shfrytëzuar momentumin e njohjes nga Izraeli, në aspektin ekonomik, institucionet e vendit shumë shpejtë duhet të iniciojne 3 marrëveshje me Izraelin:

Marrëveshjen për Tregti të Lirë;

Marrëveshjen për Mbrojtje të Investimeve;

Marrëveshjen për shmangjen e tatimimit të dyfishtë;

Këto marrëveshje janë themeli i bashkëpunimit ekonomik me secilin vend.