Rukiqi i LDK-së: Ura e Badovcit simbolizon më së miri këtë qeverisje me asnjë “urë” bashkëpunimi në dobi të progresit në vend
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi ka shkruar në Facebook për Urën e Badovcit, ku thotë se Qeveria e Albin Kurtit ka dështuar ta bëjë funksionale. Ai thotë se që kjo urë të bëhet funksionale duhet të investohet në një pjesë me gjatësi prej vetëm 38 metrash. Sipas tij, një…

Lajme
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi ka shkruar në Facebook për Urën e Badovcit, ku thotë se Qeveria e Albin Kurtit ka dështuar ta bëjë funksionale.
Ai thotë se që kjo urë të bëhet funksionale duhet të investohet në një pjesë me gjatësi prej vetëm 38 metrash.
Sipas tij, një qeveri që për 500 ditë nuk mund ta përfundojë një urë 38 metra nuk merret seriozisht.
“Në foto është Ura e Badovcit. Pjesa që duhet të punohet për ta bërë uren funksionale ka një gjatësi prej 38 metrave. Tashmë po bëhen mbi 500 ditë që kjo urë nuk është në funksion dhe ende nuk duket as në horizont, përfundimi i saj”. Në fakt kjo urë simbolizon më së miri këtë qeverisje: e paaftë, jo serioze dhe me asnjë “urë” bashkëpunimi në dobi të progresit në vend. Një qeveri e paaftë që nuk arrin, për rreth 500 ditë të tëra, me e përfundu një urë 38 metra, nuk e merr askush seriozisht”, ka shkruar Rukiqi.
Postimi i plotë: