‘’Ruju po bëhesh si Dua Lipa’’, Dafina Zeqiri i kthen përgjigjen ‘epike’ ndjekësit

Dafina Zeqiri është kritikuar se po e kopjon Dua Lipën dhe nuk ka munguar reagimi i saj.

ShowBiz

30/12/2018 21:37

Këngëtarja Dafina Zeqiri së fundmi në Instagram e ka pranuar një koment si lloj kritike nga një ndjekës i cili i thotë se po mundohet ta imitoj këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipën, shkruan lajmi.net.

‘’Po bëhesh najka si Dua Lipa se kogja po e imiton’’, ishin fjalët e dikujt prej ndjekësve të cilit Duffye menjëherë i ka kthyer përgjigje.

Kjo nuk i ka mjaftuar këngëtares e cila më pas e ka shpërndarë komentin e tij dhe reagimin e vet në Instastory, postim pranë të cilit ka sqaruar edhe më mirë se përse reagoi dhe i këshillon ndjekësit për më shumë dashni./Lajmi.net/