Ruiz nuk dorëzohet: Kush e do një meç të tretë mes meje dhe Joshuas?

Andy Ruiz Jr e ka pranuar me mjaft sportivitet humbjen e sontme, por ka kërkuar edhe një meç të tretë kundër Anthony Joshuas.

Sport

07/12/2019 23:37

Boksieri meksikan humbi të gjithë titujt botëror në revanshin e zhvilluar në Arabinë Saudite, por tani është i gatshëm për një meç të tretë ose siç e quan ai ”duelin e triologjisë”.

“Ishte nata e tij. Unë s’u përgatita ashtu siç duhet. Ai fitoi, boksoi më mirë sesa unë. Por, nëse e bëjmë një meç të tretë, unë premtoj se do ta arrij formën time më të mirë, se do të jem në maksimumin tim”, ka thënë Ruiz.

“Unë mendoja se do të ndihesha më mirë, mendoja se do të ndihesha më i fortë. Por, për meçin tjetër do të përgatitem më mirë dhe do të jem më i fortë”.

“Nuk dua të arsyetohem tani, Joshua ishte shumë i mirë. Dua ta falënderoj Zotin dhe të gjithë tifozët këtu. Kush dëshiron ta shikojë ”duelin e triologjisë” mes neve dyve?”. /Lajmi.net/