Rui paralajmëron Barcelonën: Mund të ketë surpriza

Ylli i Napoli, Mario Rui, ka lëshuar një paralajmërim për skuadrën e Barcelonës.

Sport

30/04/2020 19:45

Derisa sporti vazhdon të jetë në pikëpyetje në shumë vende të Evropës, e në disa edhe të anulohet, planet për Ligën e Kampionëve vazhdojnë të jenë që ajo të përfundohet në muajin gusht

Disa prej ndeshjeve të 1/16-ës së Ligës së Kampionëve kanë mbetur pa u përfunduar, përfshirë edhe atë mes Barcelonës dhe Napolit, ku ndeshja e parë përfundonte 1:1.

Sa i përket ndeshjes së dytë, tejet optimist është Mario Rui, i cili beson se Napoli mund t’i hap telashe të mëdha Barcelonës.

“Ne e dimë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Jemi kundër një prej skuadrave më të mira në botë, por ne e dimë se asgjë nuk mund të shihet me garancë në futboll, dhe gjithçka është e mundur”, ka thënë Rui, transmeton lajmi.net.

“Mund të ketë surpriza”, ka shtuar ai, duke dhënë një paralajmërim serioz për katalanët.

“Ne akoma garojmë në tri fronte, pasi jemi edhe në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe ne synojmë ta fitojmë atë trofe”, ishin fjalët e yllit të Napoli.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Napoli pritet të zhvillohet në fillim të gushtit, kurse Napoli do të luajë paraprakisht disa ndeshje në Serie A. /Lajmi.net/