Rugova e quan qesharak Ekipin Negociator

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një intervistë dhënë lajmi.net, ka folur edhe për dialogun me Serbinë.

Lajme

21/04/2019 23:37

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, në një intervistë dhënë për lajmi.net, ka folur për zgjedhjet e brendshme të kësaj partie, zgjedhjet nacionale, por edhe për dialogun me Serbinë.

Rugova, e ka quajtur ekip qesharak, Ekipin Negociator të Kosovës për bisedimet me Serbinë.

“Dialogu me Serbinë është një çështje senzitive, është interes nacional. Së pari arroganca e këtyre partnerëve të koalicionit që po udhëheqin me Kosovën, një koalicion pa numra, një koalicion që e ka lyer me ngjyrë të zezë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe e ka vrarë shpresën e qytetarëve. Këta njerëz kanë tentuar që përmes një ligji për dialogun dhe përmes një ekipi negociator qesharak dhe tani ky është humor i zi për qytetarët dhe për vendin ku bashkëkryesues të një dialogu janë kryetari i një partisë së katërt si Grup Parlamentar i amputuar nga një parti tjetër dhe kryetari i partisë së shtatë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kanë sjellë një platformë e cila ka shumë mangësi që bie ndesh edhe me Kushtetutën e vendit, duke bërë paritet dhe duke i ikur përgjegjësisë i pari i ekzekutivit të vendit, kryeministri i vendit. Dhe këta tani këta thonin, ejani ju opozita, ne si partia më e madhe dhe Lëvizja Vetëvendosje, ejani që ta ndalim Hashim Thaçin. Hashim Thaçi është kumbara e gjithë këtij koalicioni të territ dhe ne e dimë mirë. Prandaj, zotëri Haradinaj duke tentuar që ta mbaj postin e kryeministrit dhe që të mos konfrontohet me zotëri Thaçin, i cili e ka një numër të deputetëve të PDK-së që janë lojal ndaj tij. Prandaj, tendenca e Thaçit që të flas në emër të Kosovës pa e pyetur vullnetin e popullit që shprehet në Kuvend, duke tentuar që ta injoroj këtë qeveri pa numra dhe nga ana tjetër deklarimet e ashpra në adresë të tij te Haradinaj dhe partnerët e tjerë dhe të sjellja e PDK-së, hërë mbaj anën e kryeministrit e herë të presidentit, herë del me qëndrime etj, etj,….thjeshtë është një koalicion qeverisës i cili nuk ka vizion, nuk ka qasje adekuate,e ka vrarë koncenzusin e gjërë politik dhe nacional në Kosovë. Prandaj kanë bërë një udhëtim nja 10 vetë atje me zonjën Mogherini dhe pastaj zotëri Ahmeti e Limaj kanë bërë një vizitë turistike në Bruksel dhe më askush nuk po merret me këtë çështje. Çështja e dialogut edhe një herë po e nënvizoj, nuk bën pa partitë opozitare e në veçanti pa vullnetin dhe prezencën e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Rugova.

Lexo edhe: 

Intervistë/ Naser Rugova: LDK do të ketë një kryetar që nuk i hedh në diskutim kufijtë e Kosovës

Për më tepër, intervistën e plotë me deputetin Naser Rugova, e gjeni në videon e mëposhtme. /Lajmi.net/