Ruçi pret në takim ambasadoren e Kubës, i kërkon njohjen e Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka pritur sot në një takim ambasadoren e re të Kubës në Tiranë, Caidad Yaira Cueto Milian.

Lajme
Siç raporton zyra e shtypit e Kuvendit, Ruçi gjatë takimit kërkoi që Kuba të rishikojë qëndrimin e saj dhe të njohë Republikën e Kosovës si edhe të mbështesë anëtarësimin e shtetit të ri në organizatat ndërkombëtare.
Nga ana e saj, ambasadorja Milian u shpreh se çështjen e njohjes së Kosovës do t’ia paraqesë qeverisë së Kubës./Oranews