RTL: Hazard, De Bruyne dhe Vertonghen përfshihen në një sherr me njëri-tjetrin – Lukaku ndërhyu për t’i qetësuar

Kombëtarja e Belgjikës duket se po ka përçarje brenda grupit. Të paktën kështu lë të kuptohet një raportim i RTL që thotë se gjatë ditës së djeshme pati një zënkë në mes të Eden Hazard, Kevin De Bruyne dhe Jan Vertonghen e cila ishte gati që të esakalonte në një përleshje, transmeton lajmi.net. Gjithnjë sipas…

Sport

29/11/2022 08:21

Kombëtarja e Belgjikës duket se po ka përçarje brenda grupit.

Të paktën kështu lë të kuptohet një raportim i RTL që thotë se gjatë ditës së djeshme pati një zënkë në mes të Eden Hazard, Kevin De Bruyne dhe Jan Vertonghen e cila ishte gati që të esakalonte në një përleshje, transmeton lajmi.net.
Gjithnjë sipas mediumit gjerman, në këtë situatë ishte Romelu Lukaku ai që e ndaloi një problem edhe më të madh, duke ndërhyrë për t’i ndarë.
E gjithë kjo mendohet të ketë ndodhur pas humbjes jo lehtë të kapërdishme ndaj Marokut, kur vetë De Bruyne pas ndeshjes tha se nuk janë favoritë për ta ngritur në fund trofeun. /Lajmi.net/