RTK: Shpërthim në orët e vona në Zveçan

Një shpërthim është dëgjuar në orët e vona në qytetin e Zveçanit, në veri të Kosovës. Gazetarja e RTK-së, Edonë Podvorica në lidhje direkte nga Zveçani, raportoi se në orët e mbrëmjes ka pasur një shpërthim. Ajo tha se nuk dihet nëse i njëjti ishte shkaktuar nga ndonjë shok bombë apo koktej molotovi. Sidoqoftë, gazetarja…

Lajme

30/05/2023 21:42

Një shpërthim është dëgjuar në orët e vona në qytetin e Zveçanit, në veri të Kosovës.

Gazetarja e RTK-së, Edonë Podvorica në lidhje direkte nga Zveçani, raportoi se në orët e mbrëmjes ka pasur një shpërthim.

Ajo tha se nuk dihet nëse i njëjti ishte shkaktuar nga ndonjë shok bombë apo koktej molotovi.

Sidoqoftë, gazetarja konfirmoi se janë trupat e KFOR-it, drejt të cilave është hedhur ky mjet shpërthyes.

Tutje deklaroi se një grup serbësh, janë duke provokuar vazhdimisht trupat e NATO-s edhe në orët e mbrëmjes.