RTK nuk e transmeton Shqipëri – Serbi?

Televizioni Publik i Kosovës, duket se nuk do t’a transmetojë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Sport

05/10/2015 22:31

RTK e ka humbur të drejtën për t’i transmetuar ndeshjet e Kombëtares, për shkaqe financiare,

“Sipas gjitha gjasave, për shkaqe financiare, RTK nuk do ta transmetojë ndeshjen Shqipëri-Serbi”, ka thënë një burim i Gazetës Express.

Ndryshe, nëse RTK nuk e transmeton, në Kosovë kjo ndeshje mund të ndjeket në platformën Digitalb (IPKO), e cila bashkë me RTSH’në në Shqipëri, kanë të drejtat e transmetimit të kësaj ndeshje.