Rrymë e ftohtë ajri në Ballkan këtë javë
Shumë pjesë të Evropës do pushtohen nga ajri polar detar këtë javë.
Bota
Ajri i ftohtë detar polar do të përhapet në jug nga Atlantiku i veriut, duke arritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën deri vonë të martën, duke arritur në Evropën Qendrore dhe Verilindore deri vonë të mërkurën, transmeton lajmi.net.
Tutje, rryma polare do të arrijë në Mesdheun verior, Evropën Juglindore dhe Lindore brenda ditës së enjte dhe do të shkoj në drejtim të lindjes deri në fundjavë.
Temperaturat do të jenë deri në 6-9 ° C nën mesatare për këtë periudhë. Mëngjeset do jenë me temperaturë të ulët në 0 gradë Celcius. /Lajmi.net/