Rrustemi – Çitakut: Në pushtet bënit dëm duke vepruar kurse në opozitë po bëni dëm duke minuar punën e qeverisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi i ka reaguar Vlora Çitakut të PDK-së pas reagimit të saj për hapjen e Urës së Ibrit. Ajo pati thënë se urat e vetme që i duhen Kosovës janë urat me SHBA, BE dhe NATO. Sipas Rrustemit, në emër të fuqizimit të subjektivitetit Vlora Çitaku ka sjellur Asociacionin e…
Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi i ka reaguar Vlora Çitakut të PDK-së pas reagimit të saj për hapjen e Urës së Ibrit.
Ajo pati thënë se urat e vetme që i duhen Kosovës janë urat me SHBA, BE dhe NATO.
Sipas Rrustemit, në emër të fuqizimit të subjektivitetit Vlora Çitaku ka sjellur Asociacionin e komunave me shumicë Serbe, ka krijuar Listën Serbe dhe Radoiçiqin, ka krijuar Gjykatën Speciale për të gjykuar UÇK-në si dhe ka inicuar shkëmbimin e territoreve me Serbinë për t’ja falur veriun e Kosovës Serbisë, shkruan lajmi.net.
“Subjektiviteti i jashtëm është aq i fortë sa është sovraniteti i brendshëm. Në pushtet bënin dëm duke vepruar kurse në opozitë po bëjnë dëm duke minuar punën e qeverisë”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.
Postimi i tij në Facebook: