Rrustem Mustafa – Remi akuzon shtetin për vdekjen e Astrit Deharit

12:41 | 8 Nentor 2016

Rrustem Mustafa

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa ka fajësuar strukturat shtetërore për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Deharit. Mustafa ka nënvizuar se qendrat e paraburgimit dhe burgjet e Kosovës udhëheqen nga ekipe joprofesionale.

“Astrit Dehari dhe shteti normal-Qendrat e paraburgimit dhe burgjet e Kosovës udhëheqen nga ekipe joprofesionale. Për më shumë, janë kampione të shkeljeve ligjore. Këtë e dinë zinxhiri menaxhues, prej të parit e deri te niveli më i lartë i shtetit. Astrit Dehari duhet të cilësohet martir i drejtësisë së dështuar në Kosovë. ” ka shtuar ai.

Rrustem Mustafa ose siç njihet ndryshe, Remi ka shprehur dyshime rreth akuzave të të dyshuarëve së Vetëvendosjes.

“Duke njohur familjet e Astritit dhe të bashkëakuzuarve të tij, dy,shoj thellësisht që ata të kenë pasur gisht në aktet për të cilat akuzohen. Shteti duhet të reflektoj. Astrit u prehshë në paqe. Për mua je hero. Ndër të parët që të trasoj fillesat e një shteti normal” ka shkruar Rrustem Mustafa.