Rrusta: Atë që e bëri Vjosa Osmani në BBC, e bëri sot Gërvalla në Këshill të Sigurimit

Teutë Rrusta, zyrtare e lartë në Partinë Socialdemokrate të Kosovës i ka reaguar ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla për paraqitjen e sotme në Këshill të Sigurimit të OKB-së.

Lajme

13/04/2021 19:57

Ajo ka kritikuar ashpër deklaratën e Gërvallës ku flet për krimin dhe korrupsionin në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Në këtë konteskt, Rrusta krahasoi deklaratën e Gërvallës me atë të Vjosa Osmanit në “BBC” para disa ditësh.

Postimi i plotë:

Donika Gërvalla, tash Ministre e Punëve të Jashme, është zgjatim i zgjatimit të Kurtit. Atë çka bëri Osmani në BBC, Gërvalla po e përsëritë në Këshillin e sigurimit. Luftën e bredshme e ka shndërruar në spektakël të jashtëm. Puna e kësaj Ministrie është i kundërt me misionin dhe detyrat që ka, në ndërtimin e relacioneve me shtete tjera.

Gërvalla po jep argumente për shtetet që nuk na kanë njohur dhe për ato që e luftojnë shtetësine e Kosovës, që të vazhdojnë njejtë. E këto janë shtete që realiteti socion-ekonomik i Kosovës nuk ua ndërron pozicionin politik, sepse nuk e kanë të lidhur me zhvillimet e brendshme.

Pyetja këtu është: me kënd po komunikon Gërvalla?. /Lajmi.net/