‘Rrush’ golash nga shqiptarët

Kjo fundjavë ishte mjaft e suksesshme për futbollistët shqiptarë. Ata ishin protagonistë në ligat e ndryshme ndërkombëtare, duke shënuar deri në katër gola.

Sport

05/05/2014 00:19

Futbollistët shqiptarë dhuruan spektakël fundjavën që po shkon. Ata shkëlqyen me skuadrat përkatëse, duke shënuar gola, madje deri në katër sosh.

Më saktësisht Shkëlzen Gashi ishte ai që realizoi katërgolësh për ekipin e tij, Grasshoppers ndaj Young Boys. 

Sulmuesi kosovar ka shënuar në minutat 4, 41 nga penalltia, 50 e 54, ndërsa një gol tjetër e shtoi Anat Ngamukol, në minutën e fundit. 

Gashi është golashënuesi më i mirë në kampionatin zviceran të futbollit momentalisht.

Ndërkohë, Ilir Azemi e vazhdoi serinë e golave, duke realizuar dy të tjerë për Greuther Furthin, në fitoren e thellë ndaj Energie Cottbusit të Fanol Perdedajt.

E specialisti i gjuajtjeve të lira, Alban Meha, e realizoi një gol në fitoren e Paderbornit ndaj Erzgebirge Aue, 2:0.

Në fund, Besart Berisha. Sulmuesi kosovar e ndihmoi ekipin e tij, Brisbane Roar të shpallet kampion i Australisë, me golin e shënuar ndaj Wanderers, ku luan futbollisti tjetër kosovar, Labinot Haliti.

Thjeshtë, kjo fundjavë ishte fantastike për futbollistët shqiptarë, në mbarë botën.