Rrugëtimi i Shpend Ahmetit në kërkim të një partie ideale
Shpend Ahmetit nuk po i shkon aspak mirë me parti politike, ndonëse sot u zgjodh kryetar i PSD-së.
Lajme
Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti tashmë i është bashkuar subjektit më të ri politik në vend.
Rrugëtimi i Ahmetit në politikë filloi me partinë Fryma e Re (FER). Ahmeti ishte një ndër themeluesit e kësaj partie jetë shkurtër e cila u inkuadrua në jetën politike në Kosovë gjatë viti 2009.
Edhe pse me mbështetjen e ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell, FER-i gjatë zgjedhjeve të 12 dhjetorit 2009, kur vendi kishte zgjedhje nacionale nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor.
Kjo parti pas disa muajsh funksion u shua, disa nga anëtarët e saj u larguan nga politika e disa u bashkuan me partitë tjera funksionale.
Shpend Ahmeti i besoi Lëvizjes Vetëvendosje, ku edhe u pozicionua në krahun e saj në mars të viti 2011.
Ahmeti në vjeshtë të vitit 2013, arrin që në balotazh të rrezoi nga pushteti disa vjeçar në Prishtinë, Isa Mustafën dhe të zë karrigen e të parit të kryeqytetit.
Për disa vite Vetëvendosje kishte arritur t’i fshihte disa skandale që kishte brenda partisë, por gjithçka ndryshojë me publikimin e disa SMS-ve që shihej Aida Dërguti tek e quan Albin Kurtin “m*t”.
Pas kësaj ndryshoi gjithçka e Ahmeti sa do që tentoi të përmirësonte gjendjen ku kishin arritur përqarjet e dy grupeve në Vetëvendosje kupton se edhe emri i tij ishte përdhosur brenda anëtarëve e aktivistëve të VV-së.
Plasaritja në Vetëvendosje ishte thelluar as shumë sa filluan edhe largimet, vërshimi i largimeve e mori me vete edhe Ahmetin.
Ai me një letër, duke i treguar arsyet e largimit dhe duke falënderuar aktivistet për përkrahje, largohet përfundimisht më 7 mars 2018, nga partia që qëndroi për shtatë vite.
U fol e u përfol se ai do të shkojë në AAK, por asgjë konkretet nuk kishte, deri sa lajmi.net, me burime te sigurta raportoi se Ahmeti do t’i bashkohej të pakënaqurve që u larguan me kritika të ashpra nga Vetëvendosje.
Lajmi.net kishte raportuar se Shpend Ahmeti do të jetë kryetar i Partisë Socialdemokrate, por një gjë e tillë kurrë nuk u konfirmua nga Ahmeti, mirëpo disa nga të larguarit nuk e mohonin se ai do të jetë pjesë partisë në fjalë.
12 deputetët e larguar nga Lëvizja Vetëvendosje që tash e disa muaj kanë funksionuar si Grup i Deputetëve të Pavarur (GDP), gjatë ditës së djeshme kanë publikuar logon e partisë së tyre të re, ndërsa sot, në Ditën e Evropës, këta deputetë pritet që të mbajnë Konventën e Partisë Socialdemokrate (PSD).
Sot, 9 maj, partia më e re në Kosovë, zgjodhi Shpend Ahmetin udhëheqës të të dorëhequrve nga Vetëvendosje. /Lajmi.net/