Rrugëtimi i pandalshëm i Kosovës në FIFA

Dusan Maravic, përfaqësues serb në FIFA dhe UEFA, thotë se më 10 janar Kosova do ta marrë dritën e gjelbër për lojë miqësore në futboll. Sipas tij, rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në këto dy federata do të jetë i pandalshëm.

Lajme

29/12/2013 15:47

Shtëpia e Futbollit Botëror më 10 janar do ta japë zyrtarisht lejen përfaqësueses së Kosovës që të zhvillojë takime miqësore, mirëpo në bazë të simboleve të FIFA’s. Mysafiri i parë në Prishtinë do të jetë përfaqësuesja e Kroacisë.

Të gjitha vendimet lidhur me këtë çështje do të publikohen pas takimit të 10 janarit në Zurich, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të dy federatave dhe në të cilën do të diskutohet edhe për dhënien e dritës së gjelbër për pjesën veriore (turke) të Qipros.

“Dëshirojmë apo jo të pranojmë, ne jemi duke shkuar në atë drejtim”, thotë për Blic Dusan Maravic, anëtari i komisionit në FIFA dhe UEFA.

“Unë kam qenë i pranishëm në Dusseldorf në vitin 2007, kur Michel Platini u promovua si kryetar i UEFA’s. Në atë vit, përfaqësuesi i Gjibraltarit kishte aplikuar për UEFA, ndërsa kryetari i federatës së futbollit të Spanjës dhe anëtar disavjeçar në Komitetin Ekzekutiv në UEFA, Angel Maria Villar, kishte lënë takimin i indinjuar. Ndërsa, sot Gjibraltari ka filluar të luajë ndeshje miqësore”.

Maravic tha se nuk ekziston ndonjë procedurë e veçantë lidhur me ndeshjet e Kosovës.

“Kur të merr lejen, Kosova do të luajë me flamurin e FIFA’s dhe pa simbolet e saj. Kështu ec kjo punë, pak nga pak, përmes rrugës politike. Do të arrijë momenti kur Kosova do të pranohet në Kombet e Bashkuara dhe atëherë do të luajë pa asnjë pengesë”.

Takimi FIFA-FFK-FSS

Ai thotë edhe futbolli serb ka qenë në situatë të njëjtë, por në rrethana tjera.

“Kur kemi qenë nën sanksione, së pari kishin filluar që të luajnë kategoritë e të rinjve, pastaj i ishin lejuar ekipeve që të luajnë ndeshje evropiane, por jashtë vendit. Ka ecur hap pas hapi dhe në fund kemi mundur që të luajmë në ndeshje normale”.

Ky zyrtar i futbollit të Serbisë thotë se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme që FIFA të pranojë një shtet i cili ka shpallur pavarësinë e UEFA një shtet anëtar të OKB’së.

“FIFA si një organizatë ombrellë, është mbrojtësi kryesor i futbollit në Botë. Statuti i UEFA’s nuk lejon që një shtet i cili nuk është i pranuar në OKB, të jetë anëtarë i rregullt i kësaj federate. Siç po shihet, ne medoemos jemi duke shkuar drejtë asaj rruge. Serbia po shkon drejtë Europës, pa marr parasysh se çfarë thonë politikanët tanë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, ata do të mund të luajnë futboll”.