Rrugëtimi drejt Ligës së Evropës: Këto janë datat kur Feronikeli luan ndeshjet e radhës

Skuadra e Feronikelit ka mësuar datat për dy ndeshjet e ardhshme, të vlefshme për kualifikimet e Ligës së Evropës.

Sport

19/07/2019 10:44

Kampionët e Kosovës kanë shuar ëndrrën e tyre për një vend në Ligën e Kampionëve, duke u eliminuar nga The Neë Saints (TNS).

Si pasojë, drenicasit do të vazhdojnë aventurën evropiane në kompeticionin e dytë më prestigjioz në Evropë, ku përballë do të kenë Slovan Bratislava.

Ndeshjen e parë kundër këtij kundërshtari, skuadra e Ramadanit do ta luajë më 24 korrik, me fillim nga ora 18:00, si mysafire, përcjell lajmi.net.

Ndeshja e kthimit luhet gjashtë ditë më vonë, më 30 korrik, po ashtu nga ora 18:00.

Nikli synon që të bëhet skuadra e parë kosovare që arrin raundin e dytë të kualifikueseve në Ligën e Evropës. /Lajmi.net/