Rrugët janë të kalueshme, por rrëshqitëse
Rrugët magjistrale dhe ato lokale në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, janë të kalueshme, por shumë rrëshqitëse, sidomos kur temperaturat shënojnë rënie, në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Lajme
Bora e mbetur mbi asfalt në shumë akse rrugore, e sidomos në ato malore, është shtresuar dhe shndërruar në akull, gjë që e bën shumë të vështirë lëvizjen e veturave, sidomos të atyre pa pajisje dimërore.
Policia kërkon nga shoferët që të mos dalin në rrugë pa pajisje dimërore, pasi rreziku për aksidente nga rrëshqitjet vazhdon të jetë i madh, sidomos në rrugët malore.
Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se nga sot deri të dielën do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3C deri 0C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 4C deri 6C celsius.