Rrugët e riparuara në Prishtinë, duhet të prishen prapë (Video)

Rrugët që u rregulluan në Prishtinë veç kanë filluar të prishen përsëri. Kjo pasi kompanitë që punuan në rregullimin e tyre, kur i vendosen gypat e ujësjellësit, nuk i kryen punët si duhet.

Lajme

03/10/2015 23:04

Njëjtë do prishet edhe rruga “Abdyl Frashëri” dhe kjo për qytetarët është bërë e padurueshme, njofton Klan Kosova.

Ish kryeshefi ekzekutiv i Ujësjellësit Prishtina, Gjelosh Vataj i mohoi se ka pasur keqpërdorime dhe përgjegjësinë për këtë problem i la komunës së Prishtinës, ndërsa në komunë thonë se kanë dhënë lejen me kohë për punime, por kompanitë e kontraktuara për riparimin e rrugëve nuk e kanë punuar asfaltin me cilësi të mirë.

Klan Kosova ka kontaktuar me disa kompani të kontraktuara, por ato nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje.

YouTube player