Rrugët e Pejës mbushen me gropa

Ikja e dimrit ka filluar të zbulojë shumë gropa në rrugët e qytetit të Pejës.

Lajme

07/03/2019 09:42

Shumë gropa të thella janë shfaqur nëpër rrugët e qytetit të Pejës.

Pos pamjes së keqe, ato kanë filluar të sjellin edhe dëme materiale tek qytetarët, raporton lajmi.net.

Qytetarët po kërkojnë nga Komuna që të ndryjë për sanimin e tyre.

Ankesat po adresohen edhe nëpërmjet platformës ‘ndreqe’. Rasti i fundit i adresimit është për disa gropa që janë hapur në hyrje të qytetit të Pejës. /Lajmi.net/