Rrugët e kalueshme, përveç në zona malore dhe kufitare

Policia e Kosovës (PK), ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të kalueshme, për kundër borës së rënë gjatë natës së kaluar dhe orëve të mëngjesit të sotëm.

Lajme

07/03/2015 14:59

Policia thotë së ne bazë të informatave të marra nga drejtoritë rajonale dhe atyre kufitare, shumica e rrugëve janë të kalueshme, por që në disa paraqiten vështirësi qarkullimi.

“Sipas informacioneve të pranuar nga Drejtoritë rajonale përkatëse policore dhe atyre kufitare në përgjithësi rrugët janë të kalueshme, përveç disa akseve rrugore që qojnë nëpër fshatra, zona të thella malore dhe të kufirit kalueshmëria është më e vështirësuar nga bora dhe duhet shtuar kujdesi gjatë qarkullimit”.

“Policia e Kosovës, apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit në rrugë, e veçanërisht në orët e hershme të mëngjesit dhe gjatë natës kur krijohen ngrica, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore duke vepruar në pajtim me ligjin mbi sigurinë dhe komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftimin e PK-së.